BBC raporton për tragjedinë në koncertin në Algjeri ku performoi edhe Dhurata Dora

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në një koncert në Algjeri.

Kështu kanë njoftuar mediat lokale algjeriane.

Në këtë koncert po performonin reperi algjerian Abderraouf Derradij i njohur për publikun si Soolking.

Gjithashtu në këtë koncert ishte ftuar të merrte pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora pasi që ajo numëron qindra miliona shikime në një bashkëpunim të cilin e ka me reperin algjerian.

Sipas BBC, mijëra persona ishin mbledhur në një stadium ndërsa thuhet se njëra nga hyrjet ishte shembur dhe kishte lënduar shumë persona, pesë nga ta të cilët kanë vdekur.

Koncerti sipas BBC nuk ishte ndaluar ndërsa ishte transmetuar edhe drejtpërdrejt në televizione algjeriane.

Nga të vdekurit në këtë koncert tre kanë qenë burra dhe dy gra.

Soolking nuk ka komentuar ende për këtë incident të rëndë.