‘Batalioni i Mjekësisë’ i FSK-së i gatshëm për të pritur pacientët me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovë,Rrahman Rama janë takuar sot për të diskutuar lidhur me  menaxhimin e COVID-19.

Gjenerali Rama, tregoi gatishmërinë e FSK-së për të dalë në ndihmë për zabatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë në vend.

Rama, tutje sqaroi se FSK ka kapacitete mjekësore për tu përballuar me çfarëdo situate, gjithashtu ai theksoi se ‘Batalioni i Mjekësisë’ është në gjendje gatishmërie për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës.

Ministri Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të përkrahë FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale.