Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Bastiset një lokal me muzikë “live”

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Llapushnik  ka bastisur një lokal me muzikë “live”.

Në këtë aksion janë bastisur edhe veturat në parking dhe gjatë kontrollit në një nga veturat është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit “Beretta” kalibri 7.65mm me gjashtë fishekë. Arma ishte pronë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.