Babi denoncon në Polici kanosjen që i ishte bërë djalit të tij në rrjetet sociale

Një prind në Prishtinë iu është drejtuar Policisë së Kosovës pasi që kishte kuptuar se djali i tij i mitur ishte kanosur në rrejtët sociale nga një person.

Pasi ka kuptuar kanosjen, prindi i ishte drejtuar Policisë së Kosovës për ndihmë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë të arrestuar derisa kanë deklaruar se rasti është duke u hetuar.