Avokati i Popullit: Komuna e Prishtinës ka dështuar t’i sigurojë qytetares mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm

Avokati i Popullit ka publikuar raportin në lidhje me ankesën e një qytetareje për ndotje të ajrit.

Sipas Avokatit të Popullit, Komuna e Prishtinës ka dështuar t’i sigurojë mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm një qytetareje, gjë që secilit qytetarë ia garanton kushtetuta.

Gjithashtu mos bashkëpunimi i Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit ka treguar mos-interesim në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e cështjes.

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës të marrin veprime konkrete në lidhje me zgjidhjen e problemit ndërsa ka rekomanduar Inspektoratin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit që të mbikëqyre komunën deri në zgjidhjen finale të rastit.

Gjithashtu AP i ka rekomanduar ministrisë që të krijojë një grupo punues në lidhje me bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Policisë së Kosovës në lidhje më rastet që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit, planifikimin hapësinor dhe ndërtimin.

Raporti është i bazuar në ankesën individuale të znj. L.P përkitazi me ndotjen e ajrit, të shkaktuar nga oxhaku i objektit kolektiv, i cili gjendet pranë pronës së ankueses, në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Raporti ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente për nevojën e ndërmarrjes së menjëhershme të masave, s’i obligime pozitive të shtetit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si domosdoshmëri për t’iu siguruar qytetarëve mjedis të pastër të sigurt dhe të shëndetshëm dhe të drejtën e privatësisë.

Avokati i Popullit nëpërmjet këtij raporti i rekomandon autoriteteve përgjegjëse, që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për eliminim e shkaktarit të ndotjes. Lexoni raportin në këtë vegëz: https://bit.ly/30L2PvQ