Gazmend Halilaj- FOTO KALLXO

Avokati Gazmend Halilaj rrëfen për KALLXO.com sulmin me armë ndaj tij

Avokati Gazmend Halilaj është gjuajtur me armë, para shtëpisë së tij gjatë ditës së sotme.

Në një prononcim për KALLXO.com, Avokati Halilaj i cili gjendej në spital rrëfeu se si ka ndodhur ngjarja.

“Më kanë gjuajtur kam mbetur i shtrirë, kam disa plagë por nuk e di, i kam disa plagë që jam lënduar por jo prej plumbave. Kur kam mbetur shtrirë ata janë larguar sepse kanë menduar se më kanë kap plumbat se më kanë gjuajtur nga dy metra afërsi dhe janë larguar më kanë gjuajtur apet. Dy persona kanë qenë më një xhip të kaltër”, tha ai për KALLXO.com.

Ai shtoi se nuk e di se kush e ka sulmuar.

“Jo nuk i kam parë tabelat sepse njëherë më kanë goditur me veturë. Krejt ka ndodhur të shtëpia ime 50 metra thuajse larg më kanë dalë në pritë. Më kanë gjuajtur me armë së paku dy herë, se janë dy gëzhoja”, tha Halilaj tutje për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e policisë dhe është në pritje të konfirmimit.