Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avdullah Hoti: Asociacioni nuk do të diskutohet në dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedimet e zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington i ka konsideruar si largim i pengesave në mes të dy shteteve.

“Besoj që kompromisi më i madh që kemi bë ne është që kemi pranuar që të jemi pjesë e dialogut, i hoqëm ato që konsideroheshin pengesa për dialog, tarifa dhe reciprociteti. Ky është kompromisi më i madh që kemi bërë”, ka thënë Hoti në konferencën për media.

Hoti gjithashtu ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe takimin në Bruksel.

“Asociacioni nuk diskutohet, është mbyllur në vitin 2013 e pastaj edhe në 2015. Nuk e di se a do të mbahet takimi në Bruksel”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me delegacionin e Kosovës, më 4 shtator kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë në Uashington.

Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën e Serbinë