Autoritetet e Izraelit: Armëpushimi me Hamasin do të vazhdojë

Ushtria izraelite ka thënë të enjten se një armëpushim me Hamasin do të vazhdojë “në vazhdën e përpjekjeve të ndërmjetësve për ta vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në varësi të kushteve të marrëveshjes”.

Hamasi ka rënë dakord ta zgjasë armëpushimin për të shtatën ditë, raporton Reuters.

Ndalimi gjashtëditor i luftimeve në Gaza u vendos të përfundonte në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të enjten dhe pas lirimit të një grupi prej 16 pengjeve të mbajtura nga Hamasi të mërkurën mbrëma në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë.

Armëpushimi i zgjatur midis Izraelit dhe Hamasit do të përfundojë në orët e ardhshme – në orën 7 të mëngjesit të së enjtes sipas orës lokale  së atjeshme.

Izraeli ka liruar një grup tjetër të burgosurish palestinezë në këmbim të 16 pengjeve të liruar disa orë më parë nga Hamasi në Gaza. Shkëmbimi i fundit për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli nën armëpushimin e Gazës vjen ndërsa ndërmjetësit ndërkombëtarë u përpoqën për të nënshkruar një tjetër zgjatje për të lejuar shkëmbime të mëtejshme dhe për të zgjatur ndalimin e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit.

30 të burgosur palestinezë janë liruar nga Izraeli.  Një autobus që transportonte disa nga të burgosurit palestinezë u pa duke mbërritur në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor para agimit./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala