Autobusi i mbingarkuar në kohë pandemie

Autobusi i linjës Mitrovicë-Prishtinë nuk po respekton masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

KALLXO.com merr vesh se jo vetëm që janë te mbushura të gjitha ulëset e autobusit por pasagjerët po merren nga rruga dhe po qëndrojnë në këmbë.

Megjithëse se rregullat e ministrisë së shëndetësisë për trafikun urban dhe ndër urban parasheh distancë të arsyeshme mes pasagjerëve, gjithashtu parashihet që pasagjerët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse për të mos shpërndarë virusin.

Siç shihet në videon e siguruar nga KALLXO.com, me përjashtim të pak pasagjerëve, shumica nuk janë të pajisur me maska.