Atletja Gresa Bakraqi e 17-ta në garat e Kampionatit Botëror në Beograd

Atletja Gresa Bakraqi ka arritur që të renditet e 17-ta në Kampionatin Botëror të Atletikës që është mbajtur në Beograd.

Në garë kanë marrë pjesë 19 garues.

“Gresa u përfaqësua me inicialet KOS në fanellë, njësoj si të gjitha pjesëmarrëset tjera. Shkaku i Kosovës organizatori dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gresa Bakraqi garoi në 1500 metra. Koha e saj ishte 4 minuta e 28.40 sekonda. Lidhur më këtë sukses Bakraqi u shpreh mjaftë e lumtur.

“Ka qenë emocion i veçantë, të garosh e vetme në stadium, pa ndonjë atlet tjetër nga Kosova, por njëkohësisht ishte nderë dhe privilegj ta përfaqësosh vendin në Boterorin, që po mbahet në Serbi. Vazhdimisht organizatori është munduar të ma mbulojë fanellën ku shkruante Kosova. Jam ndier e diskriminuar dhe assesi nuk kam pranuar të garojë, derisa të jem e barabartë me garueset tjera. Në fund, kanë lëshuar pe dhe kam garuar me shkurtesën KOS”, deklaroi Bakraqi për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova merr pjesë në ndonjë garë në Beograd. Edhe më herët atletët nga Kosova morrën pjesë në garat e zhvilluara në Beograd.

Atletja kosovare pjesë e Kampionatit Botëror të Atletikës në Beograd