Ilustrim

Arrestohet sepse i theu xhamat e 7 kamionëve

Policia në Gjilan ka ndërhyrë duke e arrestuar një person në orët e para të mëngjesit të së premtes pasi që i njëjti kishte sulmuar shtatë kamionë.

Policia ka arrestuar një person në Rrugën Qarkore në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar xhamat e shtatë kamionëve.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të dyshuarin të kryej një sulm të tillë.

Sipas Policisë, vlera e dëmit është e madhe.

Në lidhje më këtë rast është dashtë edhe ndërhyrja e Prokurorit, me vendim të së cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.