foto: Ilustrim

Arrestohet një personi që dyshohet se falsifikoi patentë-shoferin

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për falsifikimin e dokumentit personal.

Sipas njoftimit të PK-së, personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentë shofer të Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet e Kosovës.

“Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentë shofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për pajisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar i arrestuar është:  K. G viti i lindjes 1965 M Shqiptar/Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

54 vjeçarit K.G, iu është konfiskuar patentë shofer i Kosovës dhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.