Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin seksual të një gruaje

 

Një person është arrestuar nga Policia në Prishtinë nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua.

Ngjarja siç njofton Policia në raportin 24 orësh dyshohet të ketë ndodhur ditën e hënë, më datë 26 korrik 2021.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që ka dhunuar viktimën grua kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia .