Foto: Ilustrim

Arrestohet në Dragash i dyshuari për sulm ndaj familjarëve me mjet të mprehtë

Një person është arrestuar nga policia në Dragash nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje dhe ka kanosur familjarët e tij.

Arrestimi i të dyshuarit sipas policisë është bërë dje rreth orës 15:00.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me probleme psikike duke kanosur ka tentuar që t’i sulmojë me mjet të mprehtë familjarët e tij.

POlicia tha se i dyshuari kishte goditur derën kryesore dhe nga xhamat e thyer, lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e tij.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në kontrollë psikiatrik dhe pastaj është dërguar në mbajtje.