Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 27 koshereve të bletëve në Gjilan, i sekuestrohet municion armësh

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve në Gjilan.

Sipas policisë në shtëpinë e tij janë gjetur janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, tri gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronikë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente.

“I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.