Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi gjuajti me armë në ajër dhe kanosi një person që kishte parkuar veturën para një lokali

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar dhe ka gjuajtur me armë në ajër një person tjetër në Gjilan.

Rasti është regjistruar mëngjesin e djeshëm.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se viktima kishte lajmëruar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore një person, në shenjë revolte kishte shtënë me armë zjarri në ajër si dhe kishte kërcënuar ankuesin.

Kjo ishte bërë në shenjë revolte pasi nga parkimi i veturës së ankuesit të dyshuarit i ishte penguar lëvizja.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një arme me gaz ,një karikatorë, dy fishekë dhe një gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.