Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari i kërkuar për rastin ku u gjeten mbi 90 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tw dyshuarit M.Q., i kërkuar për rastin ku Policia kishte konfiskuar mbi 90 kilogramë marihuanë më 9 shkurt 2022.

Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse i dyshuari M.Q., në atë kohë kishte arritur të arratisej.

Sipas njoftimit Policia nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, dje kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione.

“Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., dhe A.Sh. Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’.

Sipas PK, me aktvendim nga prokurori, të dyshuarit janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë.

Dosja ndaj të dyshuarit që u kap me 91 kg drogë