Dosja ndaj të dyshuarit që u kap me 91 kg drogë

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin F. M., i cili po dyshohet se ka transportuar 91 kg drogë e llojit marihuanë.

Siç njofton gjykata, masa e paraburgimit prej 30 ditësh do të llogaritet nga data 9 shkurt dhe mund të vlejë deri më 10 mars 2022.

Gjykata ka njoftuar se rasti ka ndodhur me datë 9 shkurt 2022, në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, ku dy të pandehurit M. Q., dhe F. M., së bashku me dy persona të tjerë të panjohur dyshohen se kanë shpërndarë dhe transportuar substanca narkotike.

Siç thuhet në njoftim, i pandehuri M. Q., pas komunikimit me F. M.,  sasinë e marihuanës prej 91 kilogram e 548 gr, fillimisht shkon për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri, pronë e F. M., e cila gjendje në shtëpinë e tij.

Mirëpo, çantat me sasi të marihuanës i vendos në automjetin e të dyshuarit F. M., dhe nisen me vetura në drejtim të Podujevës.

Kurse, pasi të pandehurit vërejnë policinë përdorin armë zjarri duke shtënë në drejtim të tyre.

“Në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.