Arrestohet gruaja që nuk vendosi maskë dhe sulmoi policët

Vendosja e maskës mbrojtëse gjatë gjithë kohës është e obligueshme me vendim të qeverisë pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një grua u arrestuar nga policia pasi që e njëjta ka sulmuar zyrtarin policor.

Por, i gjithë rasti sipas policisë ndodhi për shkak se e dyshuara nuk posedonte maskën mbrojtëse.

E njëjta pasi që ka marrë vërejte për mos posedim të maskës ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.