Arrestohet brenda 'Big Brother Vip Albania', kërkohej për mashtrim

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë bërë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

“Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Liam Osmani është bërë mbrëmë më 02.03.2024 pjesë e formatit ‘reality show’ Big Brother VIP në Shqipëri.