Ilustrim

Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet për grabitje të armatosur në një market në Prishtinë

Një person i dyshuar është arrestuar për grabitje të armatosur.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku një gruaje nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.

“Ndaj personit të dyshuar: D.D., i gjinisë mashkullore, 21-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media të PK-së.