Foto: Ilustrim

Arrestohen 2 shtetas të Serbisë, prezantuan teste të falsifikuara për COVID-19

Policia e Kosovës njofton se në pikën kufitare në Bërnjak janë arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilët dyshohen se kanë paraqitur teste të falsifikuara për COVID-19.

Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit ka qenë burrë ndërsa tjetri grua.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:45, ndërsa testet e të cilat dyshohet se janë të falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.

Tutje Policia sqaron se për këtë çështje është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe të dëbohen në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt.