Arrestime brenda Aeroportit 'Adem Jashari' për dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme tre persona të dyshuar, një prej tyre i mitur, nën dyshimet se kanë falsifikuar dokumente.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit, shtetas të Turqisë, dje rreth orës 10:30, kanë prezantuar dokumentin leje qëndrimin e shtetit Gjerman, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë të shpejtë.