Armand Krasniqi. Foto:UHZ

Armand Krasniqi zgjidhet rektor i Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë

Armand Krasniqi është zgjedhur rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Përmes një psotimi në Facebook, Univeristeti ‘Haxhi Zeka” ka njoftuar se në krye të këtij universiteti Krasniqi është zgjedhur për një mandat 4 vjeçar.

“Sot, me datë 08.10.2021, Këshilli Drejtues të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, zgjodhi prof. dr. Armand Krasniqi rektor të Universitetit, me një mandat 4 vjeçar”, thuhet në njoftimin në Facebook.