Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, Foto: Ardian Shala/ Facebook

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë.

LDK për kryetar të Suharekës ka emëruar Ardian Shalën.

Shala ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

LDK ka emëruar 8 kandidatë për kryetarë komunash, disa prej të cilëve janë duke drejtuar aktualisht komuna.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.