Arben Vitia: Nga kjo javë do të fillojnë punën mbi 1 mijë profesionistë shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben vitia, në një konferencë për media ka thënë do të shpeshtojnë raportimet si dhe monitorimet në kuadër të masave të marra të COVID-19.

Sipas ministrit Vitia, pritet publikimi i listave me mjekë të rinj që do t’u bashkohen mantelbardhëve për të luftuar luftën me COVID-19 në spitalet në Kosovë.

“Pas mbledhjes së këshillit diskutimit dhe vendimet e marra dje kemi proceduar me komitetin për pandeminë dhe sot kemi pasur takimin e parë, jemi dakorduar që takimet të jenë të vazhdueshme dhe çdo ditë do të ketë raportime dhe monitorimin e masave që janë marrë të shtunën e kaluar”, tha Vitia.

“Dje 85 inspektorë sanitarë dhe sot pritet publikimi i listave me mjekë shëndetësorë dhe te gjithë këta do të fillojmë punën sipas kërkesave të ShSKUK-së. Shume shpejtë pritet të jenë barnat në institucionet tona, mbrëmë kanë ardhur mbi 53 mijë vaksinat Pfizer dhe mbi 100 doza të tjera AstraZaneca”, ka deklaruar Vitia në konferencë për media.