Arben Gashi, LDK

Arben Gashi pas vendimit të Kushtetueses: Tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi në favour të presidentit Hashim Thaçi për dekretin që mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Gashi përmes Facebook-ut ka shkruar se tashmë të gjitha palët e dinë sesi duhet të veprohet.

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen!”, ka shkruar ai.

Gjykata ka vendosur që dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.