Anëtarët e shkarkuar të bordit të UP-së i reagojnë Ministres Bajrami

Një veprim tinëzar dhe të ngutshëm e kanë quajtur vendimin e Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami anëtarët e shkarkuar të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Dje, u bë publik një vendim i Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre anëtarëve të rinj në KD, pasi paraparakisht Ministrja kishte shkarkuar tre anëtarët e emëruar nga Ministri paraprak, Ujkan Bajra, Fadil Osmani dhe Drita Shoshi.

Anëtarët e rinj të emëruar janë: Muharrem Bajrami, Fisnik Reçica, Mentor Geci.

Lidhur me këtë, dje, anëtarët e shkarkuar thanë se nuk janë njoftuar paraprakisht.

Sot, Ujkan Bajra, ish-Kryesues i Këshillit Drejtues i ka dërguar email Ministres duke bashkangjitur një shkresë kur ka numëruar arsyet pse sipas tyre vendimi është i padrejtë.

Sipas tij, ky vendim erdhi për dy arsye kryesore.

“ (1) mos avancimin e znj. Hykmete Bajrami në thirrjen prof. i Asociuar dhe (2) tendencat për ndërhyrje në procesin zgjedhor në UP, i cili ka filluar me studentë dhe përfundon me zgjedhjen e rektorit në fillim të qershorit 2020”, thuhet në reagim.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në fillim të muajit mars nuk ka arritur të avancohet si profesore e asocuar sot në Universitetin e Prishtinës. Kjo pasi Senati vendosi që lëndën e saj ta kthejë për rishqyrtim në Këshillin e Fakultetit Ekonomik.

Në letrën e gjatë që i është drejtuar Ministres dhe Kryeministrit, anëtarët e KD-së thonë se Ministrja nuk është interesuar në punën e tyre dhe ka marrë vendim arbitrar. Ata po ashtu e akuzojnë Bajramin për tentativë në ndikimin në zgjedhjet e universitetit që pritet të mbahen këtë vit.

Më poshtë gjeni shkresën e plotë: