Ministrja e Arsimit dështon të avancohet në Senat, i kthehet lënda në Këshill

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, nuk ka arritur të avancohet si profesore e asocuar sot në Universitetin e Prishtinës.

Lënda e saj u shqyrtua në mbledhjen e Senatit të UP-së.

Megjithatë senati vendosi që lëndën e saj ta kthejë për rishqyrtim në Këshillin e Fakultetit Ekonomik.

Kjo për shkak se sipas asaj që u diskutua, Bajrami ka vetëm dy punime ku është autore e parë kurse në punimin e tretë nuk figuron si korrespodente.

Rregullorja e Universitetit të Prishtinës lidhur me avancimin e personelit akademik thekson se për pozitën profesor i asocuar, kandidatët duhet të kenë  së paku tre punime shkencore si autor i parë apo korrespodent.

KALLXO.com më parë kishte pyetur Ministren nëse do të mbante pozitën në universitet sa është ministre por e njëjta ende nuk ka dhënë përgjigje të qartë për këtë.