Ambasda e Zvicrës: Besojmë se autoritetet do të vazhdojnë ta respektojnë Kushtetutën

Ambasada e Zvicrës në Kosovës përmes një deklarate ka thënë se beson që autoritetet kosovare do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hir të paqës dhe demokracisë në vend.

“Zvicra beson se autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Zvicrës.

Në njoftim thuhet se Qeveria në detyrë e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e saj në sundimin e ligjit dhe mbrojtjës së interesit të qytetarëve.

“ Tetorin e kaluar, një shumicë e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe u besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm që të kryejnë reformat kryesore, por edhe për të nxitur një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull.  Që atëherë Qeveria dhe ajo  në detyrë kanë demonstruar përkushtimin e tyre për të avancuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e qytetarëve”, shton tutje Ambasada e Zvicrës.