Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës bën homazhe në Krushë të Madhe

Presidentja e Parlamentit Zviceran (Këshillit Kombëtar) Isabelle Moret e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë e Madhe.

Sipas një komunikate për media të Ambasadës zvicërane në Kosovë, Moret u impresionua nga forca dhe guximi i familjarëve të të pagjeturve.

Delegacioni zviceran gjithashtu prit gratë e veja të kooperativës “Gratë e Krushës”.

“Zvicra është krenare për punën e palodhur të grave të Krushës dhe e impresionuar nga cilësia e produkteve të tyre që eksportohen në Switzerand dhe më gjerë”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott dhe ambasadori italian Nicola Orlando kanë vizituar të rënët e familjes Jashari në Prekaz.

Këto vizita po zhvillohen në ditët kur ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po dalin para Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tyre për krime lufte,