Ambasada e Zvicrës: Luftojeni pandeminë, përmbahuni nga manovrimet politike

Ambasada e Zvicrës përmes një komunikate ka ftuar institucionet që të bashkëpunojnë me Qeverinë në detyrë dhe të punojnë në të mirë të qytetarëve.

Gjithashtu në komunikatë ata kanë thënë që institucionet duhet të respektojnë kushtetutën e vendit dhe të mos bëjnë manovrime politike

“Shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të tij duhet të jenë përparësia më e lartë e një shteti. Për t’u marrë me efektshmëri me pandeminë aktuale COVID-19, Zvicra u bën thirrje të gjitha institucioneve në Republikën e Kosovës që të bashkëpunojnë me Qeverinë në detyrë dhe të vendosin së pari mbrojtjen dhe nevojat e qytetarëve. Në veçanti, është e rëndësishme që të gjithë aktorët të respektojnë kushtetutën dhe të përmbahen nga manovrimi politik në këtë kohë krize”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu ata kanë bërë thirrje për një bashkëpunim pragmatik dhe të qetë midis Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

E heqjen e tarifës për shtetin serb dhe boshnjak, ambasada e Zvicrës e ka quajtur të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shteteve.

“Ne mirëpresim hapjen e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar ndihmë mjekësore nga Serbia. Zvicra mbështet procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së, dhe mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Normalizimi efektiv kërkon respekt të ndërsjellë, një fushë të nivelit të lojës dhe parime të qarta. Ne mirëpresim angazhimin e përbashkët të liderëve të Kosovës për të rifilluar dialogun me Serbinë bazuar në premisat se integriteti territorial i Kosovës do të mbrohet dhe interesat e qytetarëve të vendosen të parët”, thuhet më tej në komunikatë.