I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Foto: Twitter

Ambasada e ShBA-së: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë për debat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë më një deklaratë pas vizitës treditore të Gabriel Escobarit dhe Miroslav Lajçakut në Kosovë.

Në këtë deklaratë Ambasada është shprehur se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë për debat.

Po ashtu në deklaratën e Ambasadës thuhet se ShBA mbështet dialogun. Ambasada po ashtu ka kërkuar angazhim konstruktiv, fleksibilitet nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Përfundoi një vizitë produktive ShBA-BE nga përfaqësuesit specialë Escobar & Lajcak në Kosovë. Ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibël dhe urgjent nga të gjithë për të arritur përparim në dialogun e lehtësuar nga BE. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë për debat” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Kosovë.