Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në mesin e 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ish-ministrja e Drejtësisë nga kjo parti, Albulena Haxhiu janë në mesin e 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin. Kjo është konfirmuar sot nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, merr vesh KALLXO.com.

Sot gjatë ditës KGjK njoftoi se në 15 parti politike, nga 28 sa garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.

Gjithashtu, ky institucion i drejtësisë evidentoi 47 emra të kandidatëve nga 1 mijë e 80 sosh, aq sa i kanë hyrë garës për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.