Alarmante - Rreth 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2,995.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 237 raste pozitive me coronavirus ndërsa janë shëruar 139 të tjerë.

Ndërsa, 5 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus.

Sipas IKSHPK, numri i rasteve të vdekjeve ka arritur në 169 persona këta që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Komuna e Prishtinës me 71 raste, e Gjakovës me 27 raste dhe ajo e Mitrovicës me 24 raste janë tri komunat më të prekura nga COVID-19.

Sipas rezultateve të fundit 24 orëshe, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 6,917 raste nga 33,844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,995.