Ilustrim

Alarm për vërshime në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka mundësi që disa pjesë të Kosovës të përballen me vërshime për shkak të reshjeve të mëdha që kanë filluar mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit, përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, shumë e lartë 43 %, lartë 34%, moderuar 12%.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitete të ndryshme, thuhet tutje.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23.06.2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitete të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësin për paraqitje të vërshimeve të shpejta”, bëhet e ditur nga IHMK.

Pjesët të cilat janë më të rrezikuara nga vërshimet është lumi Llap, Prishtina me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës.

“Rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet tutje.