Sekuestrohen mbi 25 kg drogë nga aksioni i Policisë në në Obiliq e Fushë-Kosovë. FOTO: Policia e Kosovës

Aksioni i Policisë në Obiliq e Fushë-Kosovë, sekuestrohen mbi 25 kg drogë

Sot rreth orës 9:00, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion anti-drogë në fshatin Breznicë të Obiliqit dhe në një shtëpi në Fushë-Kosovë, ku ka arrestuar  një person dhe ka sekuestruar mbi 25 kilogramë drogë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari fillimisht është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se mund të ketë substancë narkotike.

Më pas aksioni është zhvilluar në një banesë në Fushë-Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Sekuestrohen mbi 25 kg drogë nga aksioni i Policisë në në Obiliq e Fushë-Kosovë. FOTO: Policia e Kosovës

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime. Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro)”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura “Ford Focus” ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

Policia ka njoftuar se i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vetautorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin dhe se me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.