Aksidentohet në Kroaci një autobus nga Kosova, kompania jep detaje

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth ores 18:00 në Dubrovnik, në Kroaci.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas njoftimit, të njëjtit po vazhdojnë udhëtimin me një autobus tjetër.

Autobusi po transportonte udhëtarë nga Kosova drejt Gjermanisë.

Një autobus i agjencisë “Deva Tours”, ka qenë i përfshirë në aksidentin tragjik që ka ndodhur me më 25 korrik 2021 ku humbën jetën 10 persona, njëri nga ta ishte shofer i autobusit.

Autobus po qarkullonte në linjën Frankfurt-Prishtinë kur u aksidentua në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci.