Aksident në rrugën Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë,  segmenti rrugor në fshatin Lushtë – ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civil me targa vendore” – konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet se vetura është rrokullisur.

Zahiti shtoi se shoferi ka kërkuar trajtim mjekësor.