Aksident në Prishtinë, vdes një person

Një person ka vdekur nga një aksident trafiku në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë.

Sipas Flora Ahmetit nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete  dhe një këmbësor.Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti ka bërë të ditur se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.