Aksident në Mitrovicë, 4 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur rreth orës 21:00, afër fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete, ndërsa 4 persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, në të cilën janë përfshirë 2 automjete dhe janë lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë njësitet policore duke hetuar për shkakun e aksidentit.