Aksident me fatalitet në Han të Elezit, vdes një këmbësor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në Han të Elezit.

Një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një veturë rreth orës 17:40.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin me fatalitet.

“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare “Elkos” ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen një person i moshës rreth  65-vjecar. Vdekjen e tij e ka konfomuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Kanun Veselit për KALLXO.com.