Fotografi nga vendi i ngjarjes së aksidentit mes kamionit dhe motoçiklistit, Foto: KALLXO.com

Aksident afër Qendrës së Studentëve

Një aksident ka ndodhur para disa minutave prapa Qendrës Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar i cili ka dërguar fotografitë në KALLXO.com ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një motoçiklite.

Ende nuk dihet nëse në aksident ka pasur të lënduar ndërsa KALLXO.com po pret edhe përgjigje nga ana e Policisë së Kosovës për rastin.

Në fotografi  shihet se në vendin e ngjarjes është edhe ambulanca.

Fotografi nga vendi i ngjarjes së aksidentit mes kamionit dhe motoçiklistit, Foto: KALLXO.com
Fotografi nga vendi i ngjarjes së aksidentit mes kamionit dhe motoçiklistit, Foto: KALLXO.com