AKK: Nuk ka parregullsi rreth çmimeve për testim në laboratore private

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës bëri të ditur se nga monitorimi i çmimeve dhe  shërbimeve të testimeve të laboratorëve private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasur asnjë ankesë nga qytetarët.

Muhamet Krasniqi, anëtar i komisionit të AKK-së ka bërë të ditur se në Kosovë janë gjithsej 118 laboratorë të licencuara për testimet për SARS CoV-2 dhe se nuk kanë arritur të identifikojnë ndonjë laborator të cilët kanë ngritje të çmimeve.

“Në qoftë se keni vërejte për ndonjë jo korrektësi për përcaktimin e çmimeve, pra të dallimit të përcaktimit të çmimit në librat e tyre fiskal dhe te çmimit të komunikimit tek qytetari atëherë duhet të ju drejtoheni inspektoratit të tregut.”, ka thënë Krasniqi.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës kishte  bërë të ditur se laboratorët privatë të lincencuar nga Qeveria e Kosovës për bërjen e testeve COVID-19 do të monitorohen nga institucionet shtetërore.