Zemaj: Laboratorët privatë do të monitorohen

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës ka bërë të ditur se laboratorët privatë të lincencuar nga Qeveria e Kosovës për bërjen e testeve COVID-19 do të jenë të monitoruara nga institucionet shtetërore.

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, ka thënë se ka kërkuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që të vëzhgojë punën e laboratorëve privatë.

“Ne kemi deleguar kompetencën e kërkesës tek institucionet tona të brendshme si janë Inspektorati Shëndetësor dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që të bëjë monitorimin i këtyre institucioneve”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa, Valon Pestreshin, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të jetë në gadishmëri të plotë që ta përcjell këtë proces, që nga ditët e para kur ka filluar përhapja e pandemisë Autoriteti i Konkurrencës ka marr të gjitha masat ë të parandaloj cfarë do shkelje të mundshme të konkurrencës.”, ka thënë Pestreshin.