AKK: Çmimi 200 euro për testin e COVID-19 nuk e ç'rregulloi tregun

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka deklaruar që AKK e ka cilësuar si jo relevante dhe pa  hapësirë ligjore  shqiptimin e gjobës në lidhje me pagesat prej 200 eurosh që ishin kërkuar për test të shpejtë për COVID-19 nga laboratori “Medical Laboratory & Services”.

Presetreshi tha se nga ky laborator  nuk ka pasur çrregullim të tregut.

Prestreshi tha që laboratori “Medical Laboratory & Services” ka kryer vetëm 4 teste RT-PCR për COVID-19 me çmim prej 200 euro dhe sipas tij  ky laborator më nuk e aplikon çmimin prej 200 euro për shkak të presionit nga mediat.

“I njoftoj mediat që me çmimin 200 euro janë kryer vetëm katër teste. Është bërë reagim ndoshta me vend. Ky institucion nuk e aplikon më këtë çmim për shkak të presionit nga mediat”, ka deklaruar ai.

Më tej, kryetari i AKK-së ka thënë se laboratori MLS ka kryer 99.7% të testeve RT-PCR që kushtojnë 60 euro.

“Arsyetimi i këtij institucion ka qenë për shkak se testi është dhënë në kohë reale”, ka thënë Prestreshi.

AKK është duke bërë monitorimin e sjelljes së laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e testimeve për virusin SARS-CoV-2. Më konkretisht, AKK ka qenë i fokusuar që të sigurohet se operatorët e këtij tregu nuk do të bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke bërë ndonjë marrëveshje të ndaluar, praktikë të bashkërenduara apo sjellje abuzive.

Aktualisht janë gjithsej 119 laboratorë të licencuar për ofrimin e testimeve serologjike si dhe tre laboratorë të licencuar për ofrimin e testeve molekulare PCR. Aktualisht dy nga laboratorët për testimet molekulare PCR janë duke operuar, kurse operatori tjetër është në përgatitje dhe brenda një kohë të shkurtër do të fillojë së ofruari këtë shërbim.
Çmimet e testeve serologjike fillojnë nga 15 deri në 40 euro kurse për testet molekulare nga 65 euro.
KALLXO.com transmetoi drejtpërdrejtë konferencën e AKK-së.

Autoriteti i Konkurrencës mban konferencë për media

Autoriteti i Konkurrencës mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 11 septembre 2020