Prishtina

Ajri sot në Prishtinë, i pashëndetshëm

Matësi i cilësisë së ajrit i vendosur në Ambasadë Amerikane tregon se niveli i ndotjes së ajrit është i pashëndetshëm.

Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën amerikane është  155 AQI.

Tutje Ambasada ka dhënë disa sugjerime për qytetarët, duke i këshilluar që të mos dalin jashtë pa maskë, t’i mbyllin dritaret si dhe t’i shmangin aktivitetet fizike jashtë.

Sipas matësit, zonat me të ndotura janë Ferizaj, Prishtina, Podujeva dhe Gjilani.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.