Foto: Valentina Gara - Facebook

Aeroporti i Prishtinës: Udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së fluturimit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka kërkuar nga udhëtarët që të paraqiten tre orë para kohës së rregullt të fluturimit.

Sipas njoftimit, kjo kërkesë vjen për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë ju rikujtojmë se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit’’ thuhet në njoftimin e Aeroportit.

ANP “Adem Jashari” ka treguar edhe për dokumentacionin e nevojshëm bazë për udhëtim.

“Testet për COVID 19, Dokumentacionin e vaksinimit, Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen çdo ditë për shkak të pandemisë, Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet transit për shkak të pandemisë, Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit, Te dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test, Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit’’, vazhdon tutje komunikata.

Aeroporti tregon se janë duke duke operuar me kapacitete të plota sa u përket fluturimeve.