Aeroplani në Moskë ateron në fushë të misrit pasi përballet me tufë zogjsh

Njëzetetre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje urgjente afër Moskës.

Kompania ka thënë të enjten se kryer uljen urgjente afër aeroportit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e aeroplanit.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetë.

Aeroplani ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.