Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Behgjet Pacolli aterron në Tiranë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli ka aterruar në Tiranë.

Gjatë ditës, Pacolli kishte marrë lejen nga autoritetet e Kosovës për t’u kthyer në Kosovë, pas polemikave ndërmjet tij dhe përfaqësuesve të Qeverisë në detyrë lidhur me karantinimin.

Ndërkaq, sipas informacioneve të fundit nga fluturimi i Pacollit, ai ka aterruar para pak minitave në kryeqytetin shqiptar.

Pacolli në mëngjesin e sotëm ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka lejuar kthimin e tij në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me pretendimet e krytarit të AKR-së dhe deputetit, Behgjet Pacolli, se atij nuk i’u lejua kthimi me aeroplan nga Zvicra në Kosovë. Ministria tha se deri sot nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga Pacolli.

Kurse, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia deklaroi se Pacolli duhet të futet në karantinë për 14 ditë pas kthimit në Kosovë, ashtu sikurse çdo qytetar tjetër në Qendrën e Studentëve në kryeqytet.